|
|
 |
|
Vizat, te gjitha detajet e marreveshjes me BE |
|
|
|
|
Shkruar nga Oresti Qato.Mundesuar nga Artur Bardhi
|
|
Tuesday, 30 October 2007 |
Sekretari I Pergjithshem I Ministrise se Jashtme,Ferit Hoxha, shpjegon regjimin e ri te vizave ne hapesiren e vendeve “Shengen”Marreveshja eshte nje zhvillim pozitiv per te gjithe dhe kuvendi e trajtoi pikerisht ne kete menyre duke votuar me unanimitet.Me hyrjen ne fuqi te marreveshjes se re ,per here te pare...
Marreveshja eshte nje zhvillim pozitiv per te gjithe dhe kuvendi e trajtoi pikerisht ne kete menyre duke votuar me unanimitet.Me hyrjen ne fuqi te marreveshjes se re ,per here te pare do te kemi nje kuader ligjor te rregulluar nga nje pakt.Marreveshja parashikon nje regjim te ri,te dryshem nga ai qe aplikohet sot,qe ne thelb synon shtinim e kontakteve mes njerezve,duke thjeshtesuar maksimalisht mekanizmin e marrjes se nje vize per nje spekter te gjere te popullsise shqiptare,te organizuar ne disa kategori gjeresisht perfaqesuese.
Ne marreveshje nuk thuhet askund qe duhet nje garanci e per me pak flitet per ndonje noterizim.Thuhet fjala ‘ftese’ dhe kjo jo per te gjitha kategorite,sic eshte per shembull rasti i gazetareve, te cileve do t’u kerkohet vetem deshmia per jane gazetare si dhe vertetimi nga institucioni ku punojne se udhetimi i tyre eshte per qellime te punes.Nuk behet fjale per te njejtin koncept dhe ajo qe sot te ne njihet si “garanci”, nuk eshte perfshire ne regjimin e ri te dhenies se vizave. Nese sot me marreveshjen aktuale duhet nje duzine dokumentesh nga me te ndryshmet ,per te marre nje vize te pare, me regjimin e ri do te duhet nje ftese e thjeshte e ardhur nga nje institucion homolog, organizate nderkombetare, ftese per nje aktivitet nderkombetare, apo ftese nga nje korrespondent nga jashte, si te jete e pershtatshme ne perputhje me sa eshte parashikuar konkretisht ne marreveshje.Kerkesa qe do te beje aplikanti do te shoqerohet vetem me elementet kryesore identifikues te aplikantit.
Do te duhet gjithashtu edhe nje konfirmim i institucionit shqiptar korrespondues, sipas kategorive ,i cili verteton se personi qe kerkon vize eshte pjese e atij institucioni(ministri, institucion qendror, bashki, institucion mediatik, OJQ e regjistruar, dhome tregtie, universitet/ shkolle/ institucion akademik, fetar etj.),se ai ben pjese ne kategorin e parashikuar ne marreveshje dhe gezon te drejten te trajtohet ne perputhje me mareveshjen.Kjo eshte e gjithe dosja qe do te depozitohet ne perfaqesine diplomatike(per turistet do te kete nje skeme te vecante; per rastet e personave qe shkojne per kurim do te kerkohet aftesia per te perballuar shpenzimet dhe deshmia e pranimit ne nje institucion kurues ne vendet e BE-se).
Po keshtu ,persona te ndryshem edhe jashte kategorive, te cilet kane perdorur vizat qe u jane akorduar me pare, ne perputhje me rregullat dhe normat e vendeve te BE-se dhe kane krijuar keshtu nje profil individual pozitiv, do te mund te trajtohen me nje sistem sa me te thjeshtezuar, te perafert me ate te kategorive te specifikuara.
Ndersa per sa i perket dhenies se vizes si sherbim, si i tille ka dhe nje kosto e cila per vizat Shengen qe prej 1 janarit 2007 eshte rreth 70 euro.Nje nder lehtesimet e marreveshjes ka te beje me taksen e vizes, e cila per te gjitha kategorite e perfshira ne marreveshje eshte 35 euro.Por, pervec pergjysmimit te kostos ne teresi, per nje pjese te madhe te kategorive(zyrtar, gazetaret; pjesetaret e programeve shkencore, kulturore, artistike dhe universitare; nxenesit, studentet, sportistet dhe shoqeruesit e tyre; perfaqesuesit e shoqatave jofitimprurese, perfaqesuesit e OJQ-ve; pjesetaret e familjes se te afermve te qytetareve shqiptare me banim te ligjshem ne nje nga vendet e BE; pjesemarresit ne funerale civile dhe ushtarake, raste te ndryshme humanitare etj.)vizat do te jene falas. Kategorit qe perfitojne nga lehtesimet jane: -
Zyrtaret ne nivel qendror e lokal -
Biznesmenet -
Gazetaret -
Perfaqesuesit e komuniteteve fetare -
Pjesetaret e programeve shkencore, kulturore, artistike dhe universitare -
Nxenesit -
Studentet ne udhetimet e organizuara per qellime studimore -
Sportistet dhe shoqeruesit e tyre -
Perfaqesuesit e shoqatave jofitimprurese -
Perfaqesuesit e OJQ-ve -
Perfaqesuesit e zejeve dhe prefesioneve -
Perfaqesuesit e qyeteteve te binjakezuara -
Pjesetaret e familjes se te afermve te qytetareve shqiptare me banim te ligjshem ne nje nga vendet e BE -
Pjesemarresit ne funerale civile dhe ushtarake -
Te perndjekurit politike, te cilet do te marrin pjese ne veprimtarite e organizuara ne perputhje me statusin e tyre -
Shoferet e transporteve nderkombetare dhe trenistet e trenave nderkombetar -
Turistet (sipas nje skeme te caktuar) - Raste te ndryshme humanitare, per shembull te semuret dhe personat qe i shoqerojne e qe duhet te kurohen ne nje nga vendet e BE-se
|
|
Azhornuar se fundi ( Monday, 05 November 2007 )
|
|
| |
|
 |
|