Shtypi italian i ka bere jehone deklarates se forte te Kryeministrit shqiptar, Berisha, per ndertimin e nje impianti te centralit berthamor ne Shqiperi,,,
Shtypi italian i ka bere jehone deklarates se forte te Kryeministrit shqiptar, Berisha, per ndertimin e nje impianti te centralit berthamor ne Shqiperi, qe do te prodhoje energji elektrike, duke e bere Shqiperine nje superfuqi energjetike ne Ballkan. Shqiperia fokusohet drejt berthamores, citohet ne artikull. Dhe, sipas fjaleve te Kryeministrit Berisha, me nje objektiv ambicioz qe te “behet nje superfuqi e vogel energjetike e krejt rajonit ballkanik”. Prej dy vjetesh po orientohemi ne ndertimin e nje centrali berthamor, shpjegon Berisha. Dhe pikerisht dje kemi pasur nje takim me tekniket e gjigantit amerikan Westinghouse, lidhur me ndertimin e nje impianti te ri. Brenda fundit te vitit, Parlamenti duhet te nxjerr nje ligj mbi energjine berthamore, e me pas do te kerkojme konsulencen e Agjencise atomike te Vjenes, anetare te se ciles jemi, me qellim qe te percaktojme gjithe protokollet e nevojshme te sigurise. Dhe do te fillojme negociatat edhe me vendet fqinje Maqedonine, Kosoven dhe Malin e Zi”. Kryeministri siguron se “ka nje plan te madh investimesh per ta zgjidhur” kete problem, deklarate qe ai e ben para 30 investitoreve italiane, qe mblidhen ne Tirane te organizuar nga Italbania (shoqata per zhvillimin dhe bashkepunimin italo-shqiptar e kryesuar nga Raffaele Rio dhe e cila do te firmose edhe nje marreveshje me Konfindustrian shqiptare dhe te ciles BIA i ka ofruar mbeshtetjen bankare). Per planin e qeverise se tij per autosuficencen energjetike, Berisha do t’i flase me 3 dhjetor edhe Kryeministrit Prodi, ne viziten e tij zyrtare ne Shqiperi. Mungon nje 20%, por ajo qe duket se nuk mungon jane idete dhe investitoret e mundshem. ”Dy dite me pare, arriti ne Tirane administratori i Enel-it, Fulvio Conti, i cili po punon shume ne Shqiperi, sikurse dhe Terna, qe duhet te na mbeshtese ne transmetimin e energjise”. Nga te gjitha dosjet ne proces vleresimi nga Qeveria shqiptare me interesante paraqitet ajo e amerikanes Westnghouse per ndertimin e nje centrali berthamor. “Eshte energjia me e qendrueshme dhe me e paster qe mund te kete, prandaj dhe po studiojme nje ligj mbi energjine nukleare, dhe kemi intensifikuar komunikimet me agjencine atomike te Vjenes, ku kemi nje vend ne Bord. Duam te ndermarrim te gjithe hapat sipas rregullave dhe do te duhet kohe, por ama kur te kemi centralin mund te eksportojme energji drejt Kosoves dhe Malit te Zi dhe, nepermjet nje kavoje nenujore midis Pulias dhe brigjeve shqiptare, edhe drejt Italise”. Ne faqen ekonomike te gazetes “La Stampa”, nje vend te rendesishem ka zene ne numrin e djeshem artikulli me titull “Tirana projekton nje central elektrik berthamor: Camuzzi ndermjet partnereve” dhe qe trajton gjeresisht mundesi bashkepunimin ne kete sektor ndermjet Shqiperise dhe Italise. Citohen grupe te medha qe kane interesa per te investuar e bashkepunuar e konkretisht ENEL, qe do te ngreje nje termocentral te madh ne bregdet, “Terna” qe do te realizoje lidhjen nenujore nepermjet Shqiperise dhe me krejt Ballkanin, por edhe kompani me te vogla si ajo siciliane “Moncada”, qe parashikon ndertimin e nje impianti 500 MEGA qe prodhon energji nga era dhe qe nje pjese e saj do te mund ta transmetoje ne te ardhmen edhe ne Itali. Nevojat ne rritje te vendit tone per energji - uria per energji, sikurse thuhet ne artikull - lidhen me projektet e industrializimit dhe qe ne pjesen me te madhe financohen nga institucionet nderkombetare si BEI, BERZH, dhe Banka Boterore. Kryeministri Berisha shpjegon se ideja eshte qe te rikuperohet disniveli i sotem dhe ne perspektive Shqiperia te behet furnizues i vendeve ballkanike (nje treg i konsiderueshem prej 60 milione banoresh) dhe i vendeve me te aferta evropiane si Greqia dhe Italia. “Dyert tona jane te hapura per kedo qe deshiron te shfrytezoje mundesite qe ofrojme”, ka konfirmuar Berisha, i ftuar i nderit i forumit ekonomik mbi avantazhet dhe mundesite e investimeve ne Shqiperi te organizuar nga Italbania, shoqate per zhvillimin dhe bashkepunimin italo-shqiptar. Por, ftesa, ka shpjeguar me tej, i drejtohet sidomos Italise, ne vijimesi partneri i pare tregtar me 71% te importeve dhe 28% te eksporteve. Duke konfirmuar viziten e ardhshme te Prodit ne Tirane, me 3 dhjetor, Kryeministri Berisha ka njoftuar paraprakisht firmosjen me Italine te “nje marreveshjeje tregtare qe favorizon jo vetem firmat e medha, por edhe ato te vogla e te mesme”. |