Faqja Kryesore arrow Lajme arrow Lajme arrow Per tregti e per operacione financiare shqiptare s’eshte me i pakte sesa per kordhe e per diplomac
Wednesday, 20 August 2008
Per tregti e per operacione financiare shqiptare s’eshte me i pakte sesa per kordhe e per diplomac PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Mit'hat Frasheri. Pergatiti Orest Qato   
Friday, 21 March 2008
ImagePer tregti e per operacione financiare shqiptare s’eshte me i pakte sesa per kordhe e per diplomaci
 
Historia e Turqise permend nje numer te madh emra shqiptaresh qe kane luajtur nje rol te rendesishem ne fatin e kesaj mbreterie, qe kane zenen nje vend e nje shkalle te shenuar. Ne degen e armeve kemi emrat e shkelqyer te sadrazeme Qyprilinjvet (qe nuk jane nga qyteti Qyprili), Veles, si mendojne disa,,

Historia e Turqise permend nje numer te madh emra shqiptaresh qe kane luajtur nje rol te rendesishem ne fatin e kesaj mbreterie, qe kane zenen nje vend e nje shkalle te shenuar. Ne degen e armeve kemi emrat e shkelqyer te sadrazeme Qyprilinjvet (qe nuk jane nga qyteti Qyprili), Veles, si mendojne disa, po nga fshati Roshnik afer Beratit), si dhe Sinan dhe Ferhat pashet.

Nje liber turqisht, numeron 152 vezire (sadrazeme) gjer ne kohen e sulltan Selimit III; prej ketij numri, 18 veziereve u tregon origjinen duke thene qe jane shqiptare: Ajaz pasha (i pari vezir shqiptare qe njihet , me 942, ne kohen e sulltan Sulejmanit), Kara Ahmet pasha, Ahmet pasha, Sinan pasha, Ferhat pasha, Jemishxhi Hasan pasha, Tarqunxhi Ahmet pasha, Qyprili Mehemet pasha, Qyprili zade Fazil Ahmet pasha, Qyprili zade Mustafa pasha, Halil pasha, Arnaud Mehmish pasha. Qypril zade Hasan pasha, Qypril zade Numan pasha.

Vec ketyre qe numeruam me siper jane dhe 8 sadrazeme te tjere, qe autoret nuk i quajne shqiptare, po qe prej vendeve nga jane s’mbetet aspak dyshim mbi racen e tyre. Keta jane:

Ohrili Abraxhi Ali pasha, Manastirli Dalltaban Mustafa pasha, Damad Hasan pasha (nga Moreja), Topall Osman pasha (nga Moreja), Alemdar Mustafa pasha (lindur ne Ruscuk, po shqiptare prej gjaku)

Ne kete menyre  numri i sadrazemeve behet 25; po edhe qe nga koha e sulltan Selimit III e tehu kemi te pakten tre sadrazeme te tjere: Mustafa Nail pasha (nga Pojani i Korces, i cili thirret edhe Gjiritli Mustafa pasha), Halil Rifat pasha (lindur ne Nevrokop, po prej familjes shqiptare nga Luarasi) dhe Ferid pashe Vlora. Ne kete menyre numri i vezireve shqiptare ngjitet ne 28, afer 1/6 te te gjithe numrit. Librat qe thame, kane dhe tete sadrameze, te cilve nuk u tregohet origjina dhe qe pa dyshim duhet te kete nja dy shqiptare ndermjet tyre. Po kalojme pa numeruar radhen e gjate te pashallareve te dyte dhe te nje shumice komandantesh ushtrie qe permend historia e Turqise.

Hedhin nje shkelqim te vecante ne historine e Turqise emrat e ekonomisteve te saj: Tarhumxhi Ahmet pasha dhe Koci bej (ky i fundit nga Korca). Po ashtu, ne degen e ndertimeve dhe te arteve kane lene nje fame te madhe shqiptaret si arkitekt Kasemi (nga fshati Gramsh i Tomorices dhe Ahmet aga (nga Elbasani) mbase dhe emri i arkitekt Sinan, me i madhi dhe me gjeniali i arkitekteve te Turqise, per te cilin historianet turq vete thone qe ishte prej race shqiptare.

 

Po te hidhemi ne Greqi, do te veme re se figurat me te shkelqyera te perlindjes se ketij vendi: Bocari, Miauli, Xhavela, Bubulina dhe shume te tjere jane prej races shqiptare.

Ne Rumani pa dyshim zene nje vend te nderuar emrat e Vasil Lupu dhe te Gjikave, qe te dy prej gjaku arberor. Familja Lupu i dha Moldavise tre njerez te shquar: Vasil Lupu, i vellai Mateo Lupu dhe i biri i Vailit, Stefan Lupu, qe sundoi ne Moldavi (1634-1654) dhe u be shkaktar i perhapjes se mesimit ne Rumani, te celjes te se pares shtypshkronje dhe te themelimit te kishes se bukur te Jashit. Mateo mbreteroi ne Besarabi dhe Valashio(1633-1654) dhe Stefani ne Moldavi (1659-1661)

Familja Gjika, qe ishte nga Permeti, i ka dhene Rumanise 11 njerez te shquar,: Georges Gjika, Gregori II Gjika, Aleksander VI Gjika, Gregori III Gjika, Gregori IV Gjika, Aleksandri X Gjika, Gregor Aleksander Gjika. I pari i ketyre Gjikeve, Georgesi, sundoi si princ i Moldavise qe me 1849 e gjer me 1856.

Nga familja Gjika, bije e princit Mishel Gjika ishte shkrimtarja e njohur dhe e degjuar Dora D’istria, me emrin e lindjes Elena; kjo autore ne shume shkrime te saj mburret me gjakun shqiptare qe i rrjedh ne damare (1828-1888).

Do te shikojme si nje familje shqiptare dhe princat Dukas, George Dukas (1678-1683) dhe i biri Konstandin Dukas, per te cilet disa autore me rendesi thone se jane shqiptare.Edhe Kapo d’Istria i Greqise , i pari kryetar i shtetit te lire, sado qe ka lindur ne Korfuz, me siguri eshte prej nje familjeje prej Gjirokastre,se ciles edhe sot i tregohet shtepia dhei dihet emri.

Themeluesi i shtepise hediviale te Egjiptit, Mehmet Ali pasha, nga fshati Voskop i Korces(qe gabimisht thirret Kavallalli) pa dyshim eshte nje figure e degjuar per trimeri, per diplomaci dhe per zotesine e tij.

Ne Itali shqiptaret e kane treguar veten e tyre me njerezit e shquar te familjes se madhe Albani,prej se ciles kane dale disa kardinale dhe nje pape i degjuar, Klementi XI (1700-1721), si dhe nje piktor i madhe Francesko Albani (1478-1600). Keta emra edhe kryeministri, Francesko Krispi mjaftojne qe te provojne se edhe atje gjaku i arbereshve s’ka mbetur pa shkelqim.

Njerez si Arsaqi, Zapa, dhe Zografi na tregojne se edhe per tregti e per operacione finanziare shqiptari nuk eshte me i pakte sesa per kordhe e per dimplomaci.

Pa u zgjatur ne histori te shkuara, pa kujtuar emrat me te vertete te degjuar dhe te shquar, si Pirro, Tefte, Filip, Shpata, Aranit dhe Skenderbe,; pa hyre ne disertacionet per Aleksandrin e Madh dhe per imperatoret romane Probus, Aurelianus, Diokletianus, Konstandini i Madh, Claudius (qe pa dyshim mund te pretendojme qe kishin gjysherit tane), do te gjeme shume emra shqiptaresh qe kane shenuar dhe kane shkelqyer ne vende te largeta, si Manol Blesi, Merkur Bua, Gjergj Basta etj, me shqiptare te tjere qe kane treguar me nder dhe me fame veten e tyre ne Itali, France , Austri.

Njerez te degjuar si poeti i Turqis Namik Qemal dhe stuiuesi Sami Frasheri, si profesori Kontos i Athines dhe shkrimtarja e degjuar Dora D’Istria, na tregojne se edhe ne fushen e puneve mendore ,ne literature e dituri, shqiptari s’mbetet poshte.

Ato qe permendem deri tani jane gjera te cmuara dhe me shume vlere per individualitetin e njeriut dhe na tregojne se shqiptari eshe i zoti te beje vepra te medha ne cdo fushe.

Po per te bere nje komb me te vertete te zotin dhe qe te meritoje nje jete dhe te ardhme te ndritur, nuk mjaftojne te mirat dhe virtytet individuale, duhen dhe disa cilesi te tjera, disa virtyte shoqerore, te cilat e bejne njerezine komb dhe i japin ketj kombi fuqi dhe vullnet per jetese e perparim.

Shume prej shqiptareve tane, te helmuar prej shkrimeve te fqinjeve keqdashes, greke dhe serbe,  kane pretenduar se kombi shqiptar i mungojne cilesite e duhura qe te beje nje shoqeri te berbashket, qe ta ndieje veten e tij te lidhur me shoku- shokun. Ne qe duam t’u japim pergjigje shpifjeve dhe trillimeve, nuk do te lodhemi per te rrezuar nje gje qe nuk ka as themel dhe as mbeshtetje.

Nje autor qe njeh mire punet dhe njerezit e lindjes do te thote;” Shqiptaret kane nje ndjenje shume te mprehte per solidaritetin dhe per interesat e perbashketa te tyre , pa bere dallim mids feve dhe dialekteve.

Nuk mund te mohohet kurre se shqiptari ka virtyte individuale dhe raciale shume te shenuara. Eshte nje race e forte, e duruar dhe e menduar.Arrin njeriu te beje nje udhetim ne Shqiperi dhe te shikoje. Ka nje ndjenje forte te madhe per familjen e nderin me nje besnikeri fetare. Lidhjet e familjes; vellai punon per vellane, djali per nene dhe babane,; shume here ata qe jane ne kurbet rrine dhe vuajne me vite qe te mbajne me nder shtepine e tyre, ate shtepi ne te cilen eshte zot babi ose vellai me i madh. Deshira e pare e nje shqiptari qe fiton pak para eshte qe te veje dhe te rregulloje shtepine, ta mbushe me placka ose ta rregulloje me mire dhe me kendshem se sa me pare. Shqiptaret e vajtur ne Amerike dallohen per shtepite e reja dhe te bukura te tyre.

 

Shqiptari ka shume te zhvilluar ndjenjen e miresjelljes  e te nderit; kerkon qe te jete i nderuar, te mos poshterohet, te mos degjoje fjale te renda. Eshte fisnik ne sjellje e ne bisedat e tij; nuk eshte lypes ,nuk degjon vec fjale te matura ne bisedat e tyre, dine ta presin dhe ta nderojne mikun me bujari dhe fisnikeri. Ndjenja e bukurise eshte mjaft e dallueshme tek ata, se dine te vishen mire, me elegance dhe hijeshi. Ata qe fitojne pak te holla, kujdesin e pare te tyre e kane per te jetuar sa me mire dhe kete ndryshim e sheh njeriu gjithmone kur udheton nga viset e Shqiperise ne katundet e vendeve fqinj si Maqedoni, Serbi, Mal te Zi , Rumani. Do te shikosh se fshatrat tane jane me te bukur dhe me te paster se te fqinjeve.

Ne punet e dores shqiptarit nuk i mungon shkathtesia dhe njihet si nje punetor dhe artiszan i mire; si mjeshter muresh banoret e Dibres dhe te Ohrit jane te degjuar jo vetem ne gjithe Turqine, por edhe ne Bullgari e ne Serbi; fshataret rreth Korces dallohen per punimet ne dru dhe ata te Leskovikut dhe te Permetit jane kopshtaret dhe bahcevanet me te mire te Stambollit; tomoricanet dhe skraparllinjte jane te zotet per kalldreme rrugesh si dhe lunxhiotet per punet e ujit; Prizren, Shkup, Gjakove etj,, dallohen per punimet ne ar, argjend  dhe hekur , punim me nje shije te holle dhe te bukur. Petkat e qendisura me ar , dhe mendafsh, jeleket, kemishet , slahet te reja dhe te vjetra , tregojne nje durim ne pune dhe nje ndjenje bukurie ,nje estetike te vertete.

Jashte shqiperise, shqiptari ruan zakonet dhe gjuhen e tij, duke enderruar vazhdimisht qe te kthehet ne vendin e tij , ne fshat dhe ne mal, me dashuri dhe mallengjim per shkembin, malin, ujin dhe eren e memedheut. Mund te themi se nje shqiptar e ruan gjuhen me mire se nga kombet e tjere; ne Greqi , Itali, dhe gjetke, raca shqiptare padyshim eshte ruajtur me mire se te tjerat, kur shohim se vllehet ne Greqi cdo dite po shuhen dhe treten, apo polaket ne Gjermani etj.

Nga ana tjeter, eshte e vertete se forma gjeografike dhe topografike e Shqiperise, terreni i thyer me male,lugina dhe lumenj, mungesa e mjeteve te komunikacionit, veshtiresite e udhetimit,jane bere shkak qe shqiptari te jetoje i izoluar ne fshat dhe ne male, te njohe fare pak fqinjin e tij dhe te kete maredhenie te rralla; keto jane perseri shkaqet e njefare egersie ne karakter qe kemi, e pak mosbesimi dhe armiqesie , gjithe keto te helmuara dhe te ashpersuara prej zakonit te mocem dhe fort te demshem te gjakut.

Ky shkak na ka ndaluar dhe vonuar njohjen e shenjave te kombesise, ndalim, qe e ka shtuar sundimi tiranik dhe i verber i Turqise, i prifterinjve greke ose intrigat e fqinjeve.

Kjo u ka dhene shkak armiqve tane te thone qe ne nuk kemi asnje gjuhe, asnje literature,qe nuk jemi perpjekur ne jete per perparim qe mund te siguronin jeten dhe te ardhmen tone si komb, i vertete.S’ka dyshim qe neve, si shqiptare qe jemi ,gjithe punet dhe perparimet tona ne shesh te lulftes per kombesi dhe qyteterim, sado qe jane shume dhe te verteta, do te na duken te pakte, se zemra na do qe te jene kurdohere me shume dhe me te medha. Por nga ana tjeter, ashtu sic thame me siper, jemi te shtrenguar qe te marrim prasysh gjithe pengesat e veshtiresite qe kemi hasur gjer me sot, ne cdo hap, ne cdo skaj te punes sone. Edhe keshtu jemi te detyruar qe duke treguar hidherimin tone per punet e pakta, te shohim qe nuk jemi fare pa nje fare perparimi.

 

Qysh 30 vjet qe kur ka filluar rilindja jone, eshte shpalosur nje aktivitet i gjithanshem: me shume mundime jane shtypur mjaft libra ne Shkoder, ne Bukuresht, ne Sofje dhe ne shume vise te huaja; eshte nje literature kombetare, ne mos e persosur, ne formim e siper; libra qe shkollat e para jane shkruar e botuar. Edhe pse kishim pak liri nen sundimin e Turqise, gazeta dhe te perkohshme kishin filluar te perhapeshin. Po ashtu nisen te formoheshin shoqeri te ndryshme.

Ne keta shtate vjetet e fundit, qe nga konstitucioni i Turqise , libra, gazeta, klube, shkolla dhe shoqeri u shfaqen dhe u shtuan pernjeheresh; cdo ane filloi nje perlindje plot fuqi dhe gjalleri; nje shprese akoma me te madhe na jepnin shoqerite si ; “Lidhja ortodokse”, shoqeria muzikore “Perparimi” dhe kongreset kombetare qe u mbjaten ne radhet e tridhjete a dyzet mije shqiptareve qe gjenden si punetore ne kurbet. Ne Amerike, krijuan shoqerine e tyre me shume vlere “Vatra”, bashke me nje fillese te nje kishe shqiptare me dy prifterinj shqiptare.

Nga te varfer e te shkrete qe ishim, zuri te deftehet nje shenje, nje flake perparimi, nje deshire e vullnet filloi te ngjallet; raca jone filloi te formoje nje komb me te gjitha cilesite dhe kushtet e nevojshme. Te gjitheve nje ndjenje dhe nje zgjim i ri u lindi ne deje; nje shprese per te ardhmen u pasqyrua para syve tane. Duke pare gjithe kohen e humbur dhe rreziqet e se ardhmes, nje kuraje e madhe po u mbushte shpirtin shqiptareve.

Te gjithe keto, po te studiohen mire, deshmojne per nje zgjim kombesie, per nje fuqi ndjenjash, per nje virtyt race dhe kombi; jane shenja te vogla dhe te dobeta mbase (ne na do shpirti qe te jene te medha dhe te forta), por jo per te mos u vleresuar fare, jo per t’u percmuar dhe per t’u flakur poshte.

Armiqte tane thone se shqiptari nuk ka ndjenja kombesie, nuk ushqen deshire gjallimi si nje komb, dhe nuk ka ambicien per te ardhmen e lartesimin. Po duke verejtur hapat e hedhur gjer me sot, rrugen e ndjekur, perparimin e bere; duke shikuar shenjat e jetes kombetare ne gjithe shqiptaret: ne te Italise me De Raden dhe Kamarden; ne te Greqise me Anatas Kulloriotin; ne te Shqiperise, me gjithe ato qe jane bere dyzet vjete e fundit,atehere edhe me keqdashesi dhe i verberi i kundershtareve tane eshte i shtrenguar qe te njohe te verteten. Dhe kjo e vertete aq me teper del ne shesh , po te krahasojme kombin tone me ato racat e vogla, nder te cilat akoma asnje shenje gjallimi dhe kombesie nuk eshte shfaqur, ose kur te kujtojme se edhe kombe me te medhenj dhe me te lumtur se ne, nuk kane bere perparime shume te medha.

Te mirat tona, qe zbulojne dhe punerat e bera gjer tani, jane shenja qe na japin kuraje dhe siguri per te ardhmen tone.

Pa dyshim e ardhmja dhe jeta e nje populli varet nga vlerat morale, cilesite e shpirtit dhe te vetive te tij, por vendi ne te cilin jeton,dheu dhe qielli ne te cilet kalon jeten, nuk jane fare pa rendesi per te. Eshte e vertete se nje moral i forte e ndryshon faqen e dheut dhe e ben te begatshme gjer token me shterpe. Shembulli i Holandes eshte nje shkelqim i gjalle per kete qe themi: toka atje ne shume vende eshte me e ulet se deti, dhe sikur te kishte mbetur ne duart e Perendise, pjesa me e madhe e Holandes do te ishte sot det. Po njerezit e ketij vendi nuk qenduran duarkryq; punuan, derdhen djerse dhe me vullnetin e tyre, bene mure, ngriten ledhe, hapen kanale dhe hendeqe dhe sot, mbi faqen e dheut ka nja margaritar qe quhet Holande, nje shembull per ata qe duan te rrojne dhe te gezojne.

Si e kemi ne  truallin e Shqiperise? Nuk eshte rralle te degjome njerez qe thone: “Kemi nje memedhe te varfer, kemi nje toke te ngrate!”. Pa dyshim ata qe flasin keshtu nuk kane marre mundimin qe te dalin dhe te shetisin Shqiperine, ose ta krahasojne me vendet e tjera, se ndryshe do te kishin nje mendim me te drejte per vendin tone dhe ky mendim do te ishte shume i mire dhe me kurajonjes.

Duhet te dime se Shqiperia eshte e vetmja toke lindore e Adriatikut qe ka fushe; e gjithe pjesa tjeter e bregut te ketij deti , qe nga Triesti e gjer ne skajet me jugore te Greqise, eshte vend shkembor. Kjo fushe anes detit eshte ajo qe e ben Shqiperine te ndahet ne dy pjese: pjesa fushore dhe pjesa malore, te cilat e ndajne vendin tone me dysh per se gjati, shtrire nga veriu ne jug.

Fushat afer bregut te Adriatikut fillon ne Shkoder dhe mbaron ne Preveze, me ultesirat e Zadrimes, te bregut te Matit, te Durresit, te Kavajes, te Myzeqese, te Vlores, te Delvines, te Filatit. Ne disa vende kjo fushe eshte prere me brigje dhe male qe vene e lagen gjer ne det; keshtu ngjan afer Lezhes, Vlores dhe ne disa pika te Camerise. Gjatesia e kesaj fushe i kalon 350 km, po gjeresia e saj ndryshon sipas vendit, me e madhja eshte ne Myzeqe, ndermjet lumejve Shkumbin dhe Seman.

Matane fushes fillojne malet qe edhe ata zgjaten nga veriu ne jug, nga Sharri e ne Pind te Mecoves, duke u shumezuar ne shume vende me dege te dyta e te treta. Keto male formojne skeletin e forte e te trashe te Shqiperise; prapa ketij pirgu malesh kemi dhe fusha te tjera, si ajo e Kosoves, e Shkupit dhe e Manastirit; ca fusha te vogla jane midis varg-malesh te Dibres, Struges dhe Ohrit, Korces, Devollit dhe Janines. Sot fushat me te mira dhe me pjellore jane ato te matane maleve ne kufijte e lindjes, fushat e Kosoves, Shkupit, Manastirit dhe ato te Dibres, Struge-Ohrit dhe Korce-Devoll, fusha me nje lartesi me teper se 600 m nga niveli i detit, me klime te mire, me toka pjellore, te ujitura mire.

Fusha e madhe qe shtrihet anes detit, eshte padyshim fusha me pjellore e Shqiperise, por kerkon pak pune per t’i marre gjithe prodhimin qe mund te jape. Sot per sot, kjo toke pjellore gjendet pak e shkretuar, e mbytur ne uje, se e kemi lene pas dore, ne nje kohe qe Myzeqeja ka qene si nja hambar i madh, qe furnizonte jo vetem vendin, por me qindra dhe mijera anije vinin e ngarkoheshin me prodhimet e ketij trualli te bekuar.

Nga terreni shkembor i Shqiperise pothuaj te gjithe ujerat rrjedhin ne fushat anes Adriatikut, vetem disa ujera nga lindja e Sharit, Vardarit, Ibari etj., zbresin ne periferi te Tunes a te gjirit te Selanikut. Lumejnte qe zbresin ne fusha leshojne llumin e tyre dhe kjo i jep fuqi tokes. Mbase kjo balte ka formuar fushen e Myzeqese dhe po e zgjeron akoma edhe sot brenda ne det; Pojani dhe Shtyllasi qe kane qene mbi breg te detit, sot jane disa kilometra brenda ne toke dhe hartat e vjetra te Shqiperise tregojne anes Adriatikut disa pjese te uleta qe sot jane bere toke. Po lumenjte, qe i japin fuqi tokes, formojne edhe ca keneta, ca baltovina, qe sot lene shterpe pjeset me te bukura te fushes.

Kenetat fillojne bashke me fushen dhe shkojne qe nga Shkodra e ne Preveze: afer  Shkodres eshte keneta e Balldrese dhe e Jeremise, si dhe lageshtira e tepert qe formon ne Zadrime Drini i pasistemuar; me poshte jane kenetat e bregut te Matit, te Durresit, Terbufit, Karavastase, Nartes(mbi Vlore), te Vivarit(Butrint), te Lures. Brenda ne toke kemi keneten e vogel mbi Janine dhe keneten e madhe te Maliqit, ne veri te Korces.

Puna e pare qe duhet bere eshte tharja e ketyre kenetave, kjo sigurisht kerkon harxhime te medha, por mundi i punes do te beje qe toka te jete shume pjellore.

Sa per lumenjte fushore, ata do ta na sherbejne me dy gjera: per te ujitur token dhe per te na lehtesuar marredheniet tona ne fushe. Sigurisht me pak mundim, keto lumenj do te behen qe edhe mund te lundrohen ne ta, per te lehtesuar nxjerrjen e prodhimeve ne det dhe te sjellim nga jashte mallrat e duhura; disa te tjere mund te shrytezohen edhe me ne thellesi per kete qellim, si per shembull Vjosa. Dy arkeologe franceze kane pare se ne kohen te romakeve, Vjosa ishte e lundrueshme me ane te mureve e te portave qe i kishin bere. Gjithe lumenjte , po perjashtuar asnje , mund te behen te lundrueshem: Buna, Vjosa, Mati, Erzeni, Shkumbini, Semani, Kallamaja. Sot vetem ne Bune mund te hyjne vaporet e vegjel dhe varkat gjer ne liqenin e Shkodres.

Po Lumenjte do te kene edhe nje sherbim jo te vogel, ne pjeset malore te tyre: ne fushe keto ujera ecin pa rrembim, te qete dhe te fjetur; por derisa arrijne ne ultesirat, te gjithe lumenjte kane nje rrembim te madh, pasi zbresin nga male te larte. Duhet kujtuar se fusha anes Adriatikut s’eshte  vecse pak metra me e larte se siperfaqja e detit; nga ana tjeter burimet e ketyre lumenjve jane ne te shumten e rasteve rreth 100 metra lartesi ne mos me shume mbi nivelin e detit. Nga kjo lartesi, lumi ne pak ore bie ne fushe, duke zbritur me rrembim ne shtatin e tij. Kjo zbritje, ky rrembim, ka fuqi te madhe qe sot shkon dem. Drini, Shkumbini, Devolli, dhe me pak Vjosa, kane fuqi te medha prurese, derisa zbresin ne fushe. Po keshtu eshte dhe fuqia e lumenjve te vegjel apo e atyre rrekeve qe nuk thahen as ne dimer e as ne vere dhe zbresin me rrembim nga malet dhe shkembinjte. Mullinj, centrale e hidrocentrale, fabrika etj,, presin kohen qe te ndertohen buze ketyre lumenjve dhe te lulezojne vendin dhe te sjellin begati, mireqenie, drite dhe lumturi mbi vendin e njerezit.

                                                                                                            (Vijon javen tjeter.)

Azhornuar se fundi ( Friday, 21 March 2008 )
 
Tjetri >
Eksperti Online
Ora
Kerkoni