Numri i banoreve ne Ballkan dhe ne Evrope para vitit 1900 E ardhmja e shqiperise, sofje, gusht 1915 Cdo gje me shpirt ne kete jete, ka me vete fuqine qe te perparoje dhe te miresohet. Histori e dheut, qe nga bimet e kafshet e gjer te njeriu, nuk eshte vec se ecja me e madhe ne udhe te gjere te perparimit. Organizmat qe nuk perparojne jane te denuara per humbje dhe fikje se, duhet qe te ecin ne perparim ose te shuhen. Nuk rron dot asnje gje duke qendruar ne shkallen qe eshte. Perparimi i nje kombi varet ne permiresim dhe lartesim te cdo njeriu qe e formon kete komb: duke ecur dhe duke u lartesuar gjithe se bashku, del ne shpetim shoqeria dhe ze nje vend te ndershem. Kur eshte nje komb ne te zgjuar e ne te rritur, nje fryme e ngrohte dhe e shendoshe shkon ne shpirt te cdo njeriu, i shtyn qe te ecin dhe te perparojne, u jep nje fuqi dhe nje force te re. Ideja dhe vullneti, qellimi dhe ideal i nje kombi jane me te forta e fuqive ne bote...
Numri i banoreve ne Ballkan dhe ne Evrope para vitit 1900 E ardhmja e shqiperise, sofje, gusht 1915 Cdo gje me shpirt ne kete jete, ka me vete fuqine qe te perparoje dhe te miresohet. Histori e dheut, qe nga bimet e kafshet e gjer te njeriu, nuk eshte vec se ecja me e madhe ne udhe te gjere te perparimit. Organizmat qe nuk perparojne jane te denuara per humbje dhe fikje se, duhet qe te ecin ne perparim ose te shuhen. Nuk rron dot asnje gje duke qendruar ne shkallen qe eshte. Perparimi i nje kombi varet ne permiresim dhe lartesim te cdo njeriu qe e formon kete komb: duke ecur dhe duke u lartesuar gjithe se bashku, del ne shpetim shoqeria dhe ze nje vend te ndershem. Kur eshte nje komb ne te zgjuar e ne te rritur, nje fryme e ngrohte dhe e shendoshe shkon ne shpirt te cdo njeriu, i shtyn qe te ecin dhe te perparojne, u jep nje fuqi dhe nje force te re. Ideja dhe vullneti, qellimi dhe ideal i nje kombi jane me te forta e fuqive ne bote. Po e shkruaj kete liber te vogel, per ty kendonjes, dhe aq me teper po je i ri. Se mbi ty dhe shoket e tu do te mbeshtetet fuqia perparimtare dhe ju do te jeni punetoret e vepres se madhe. Njihni vendin tuaj dhe dojeni.Dini cilet jini , ku rroni dhe si gjendeni. Ne kete njohje dhe dituri merrni nje kuraje per udhen e perparimit, punoni pa rreshtur ne vepren e bekuar, sado e vogel dhe cilado qe te jete pjesa juaj. Dhe shpresa e gezimi do te vijne nga puna. E ardhmja e nje kombi varet mbi dy gjera: mbi vleren morale dhe mbi numrin e tij. Shume here nje kombi paket, por i zoti, punetor, me virtyte qytetare, ka nje te ardhme me te mire, me te shkelqyer dhe me te lumtur, se nje kombi me i madh, te cilit i mungojne keto kamje. Edhe padyshim, belget dhe holandezet kane nje te ardhme shume me te bukur se nga persianet ose turqit, sado qe prej numrit nuk jane as sa gjysma e ketyre dy kombeve te fundit. Po nga ana tjeter ka nje rendesi te pamohueshme edhe numri. Per shembull, Ruset sado nga cdo pikepamje , me te poshter se francezet ose nga italianet, e ardhmja e tyre nuk eshte me pak e siguruar nga shkaku i vetem qe jane te shumte, formojne nje pirg te madh e te shendoshe. Duke lene per me tej, studimin e kamjeve morale dhe qytetare te shqiptareve, tani duam te bejme nje studim te vogel mbi numrin, domethen nga pikpamja lendore e ceshtjes. Ne kete lufte dhe zije te panderprere qe i thone lufte per te rrojtur, ne kete mbytje dhe shtytje te pareshtur, kur cdo njeri, cdo komb, perpiqet qe te mund tjetrin, qe te behet me superior, qe te jete me i forte , me i zoti , me i lumturi dhe me i pasuri ,numri per ne shqiptaret ka nje rendesi me teper se te madhe. Prandaj nga nje here, s’eshte rralle te shohim nje shenje deshperimi ne fytyren e atyre qe i qasen ketij studimi, duke thene se: cdo te bejne nje grusht shqiptar perpara kaq armiqve? Numri i shqiptareve te tere, mund te arrije 3.350.000 vete. Prej ketyre, vetem 1.100.000 formojne shtetin e lire qe njohen fuqite e medha ne konferencen e londres. Te tjeret jane shperndare keshtu: 1.100.000 ne Serbi (me copet e vjetra te vilajeteve te Shkupit dhe Manastirit) 500.000 ne Greqi, me shqiptaret e vjeter te Greqise te ishujve dhe ne anet e vilajetit te janines qe komisioni i kufijve dhe protokolli i firences i la jashte Shqiperise. 300.000 Itali, ne Kalabri, Sicili etj 100.000 ne Turqi, Stamboll, Izmir etj 100.000 ne Amerike , Rumani, Egjipt etj. Vetem treguesi i ketyre numrave dhe i shumes se tyre, vetem keto 3.350.000 fryme po na celin nje qark te ri. Shume prej nesh pandehin dhe kane pandehur, se numri i tere shqiptareve, nuk i kapercen 1.500.000 ose 2.000.000. Eshte e vertete qe keto 3.350.000 shqiptaret s’jane te mbledhur ne nje vend, por jane te shperndare te pakten ne pese shtete, shume here pa nje lidhje morale me shoku shokun. Po ne shikojme vetem numrin tani dhe ky numer na doli shume here me i madh nga c’e pandehim. C’na tregon ky numer ne marrshim parasysh, kaq kombe te ndryshem te botes? A duhet te kujtojme se jane me teper se 400 milione kinez, afro 100 milion ruse, 70 milion gjermane, 40 milione francez?,,,Atehere numri yne mbetet fort i paket dhe i humbur si nje ekokerr molle ne nje thes me molle. Po me duket se do te jete me mire te shikojme kombet qe kemi fqinje, shtetet me te cilat jemi rrethuar ne gadishullin e Ballkanit. Mund te themi se eshte nje fatbardhesi per ne, qe jemi te rrethuar me kombe te vegjel.Sikur te kishim per fqinje ndonje popull te madh e te shendoshe, padyshim, e ardhmja jone do te gjendej ne rrezik te madh.Gadishulli Ballkanik ka: shqiptare, greke, bullgare, serbe, vllehe, rumun ,turq. Prapa ketyre kombeve jane ca te tjere jo me te medhenj: sllovene, ungare, boheme, poloneze. Pra, nga pikepamja gjeografike mund te themi se jemi mbeshtjelle me nje brez qe na mbron dhe na ruan prej rrezikut te kombeve te medhenj e te forte si sllavet, gjermanet, anglezet. Le te shohim tani nje here ne ata kombe fqinje, ose me mire ne kohen qe ata filluan te jene shtet me vete. Serbia kur doli shtet me vete, s’kishte me teper se gjysme milion njerez. Ja ketu nje statistike sipas nje autori serb. Shteti serb ka pasur: me 1833---678.129 njerez me 1840---829.895 njerez me 1850---956.893 njerez me 1866---1.215.576 njerez Edhe akoma, ne kete numer te fundit, vetem nje milion jane thjeshte serb, te tjeret jane prej kombeve te ndryshem. Pra, nga jo me shume se gjysem milioni Serbia sot ka afro 4 milion banor. Te marrim tani greket. Nje autor kompetent anglez,na kallezon se Greqia e tere, ne fillim te kryengritjes se saj kunder Turqise nuk kishte as 1 milion njerez;shtoni, thote autori edhe i milion tjeter ne stamboll dhe ne trevat e tjera, 2 milion. Po te shtojme dhe ata qe jane ne Anadoll e gjetke, mund te arrihet numri 3,500,000. Por, s’do harruar se nga te 1 milion banoret e Greqise, autori thote se te pakten 200 mije ishin shqiptare. Bullgaria me 1855 bashke me Rumeline, s’kishte me teper se 2.500.000 banore. Ne Mal te Zi ne fund te shekullit te XVIII-te kishte vetem 50.000 banore! Le te shohim tani numrin e disa kombeve te vegjel te Evropes; Sllovakia jane vetem 3.000.000 Irlandezet jane vetem 4.000.000 Grek jane vetem 5.000.000 Turq jane vetem 6.000.000 Bullgare jane vetem 6.000.000 Ceke jane vetem 7.000.000 Holandeze jane vetem 8.000.000 Hungareze jane vetem 8.000.000 Po duket pra se kombi shqiptare, sado I paket, nuk eshte fare ne nje shkalle per t’u percmuar. Kur te mendohemi se njerezia shkon mjaft shpejt kur ka qetesine dhe lirine, ne verefshim se, shume prej kombeve qe sot mund te quhen te lulezuar dhe me te ardhme te siguruar,kane nisur me te paket dhe me te vegjel se ne, atehere duhet qe te shohim nje horizont te ri dhe ky te mos na duket I erret dhe I zi. Te shohim tani qe ku e gjer ku shtrihemi ne c’vende gjenden shqiptaret ne Shqiperi dhe jashte saj. Me pare eshte nevoja qe te dime cila eshte Shqiperia, si formohen kufijte e saj. Shqiperia qe njohu Konferenza e Londres me 1913, permbledh vetem nje pjese te vendit qe jetojne shqiptaret: kufijt e saj jane te qarkuara nga sanxhaket e vjeter te Shkodres, Durresit, Elbasanit, Beratit, Korces dhe Gjirokastres, bashke me ca vende nga malesia e Dibres dhe Hasi e Luma qe ishin nne kohe te Turqise, ne vilajet te Shkupit. Po ne kerkofshim kufijte e vertete te vendit ku jetojne shqiptaret, duhet qe te harrojme vijat e reja qe u shenuan pas kesaj lufte te fundit dhe te shikojme Shqiperine ashtu sic eshte tre vjet me pare, para luftes Ballkanike. Atehere heqim kete kufi: Nga perendimi, bregu I detit Adriatik, qe nga afer Ulqinit ne Mal e Zi e gjer ne Preveze; nga veriu, kufiri do te marre vijen tjeter ne mes te Malit te Zi, domethene ne veriun e Malesise se Madh te Shkodres, gjer permbi Peje, ne malin Moker, duke marre Brenda Gucine, Plaven dhe Rugoven. Nga veriu I Pejes, kufiri vazhdon malin Moker dhe vargun e Rozanjit duke ecur drejt lindjes gjer ne Bellocice me kufijte e vjeter te Serbise ne verilindje te qytetit Mitrovice. Nga lindja, kufiri ecen me ate qe kishte Serbia perpara luftes me Turqine, duke vashduar nga perendimi per ne Zibefce, qe ecte mbi rrugen e hekurt te Shkupit me Nishin. Nga Zibefca zbret poshte drejt jugut, duke lene rrugen e hekurt Brenda ne kufijte tane si dhe qytetin Kumanove ne fushen e Shkupit dhe Ovce; merr bregoret ne perendim te Qyprilise(duke lene jashte kete qytet) dhe zbret ne vargun e Morihoves, duke marre brenda Perlepin dhe fushen e Manastirit. Nga vargu I Morohoves marrim Follorinen Brenda, leme Kusturin jashte, dhe duke vazhduar pjerresite perendimore te Gramozit e te Pindit, arrijme ne Mecove, qytet I cili formon piken jugore te kufirit, si dhe bellocica me Zibefcen, pikat veriore. Nga jugu duke nisur prej Mecoves marrim kufirin e vjeter te Greqise dhe me lumen e Nartes zbresim ne derdhjen me kete emer, e cila formon kendin jugor te skajeve qe pershfshijme. Kufiri qe shenuam keshtu me vija te medha, eshte kufiri natyral dhe etnografik I Shqiperise, dhe jashte kesaj vije na mbeten troje shqiptare si fshatrat e Kosturit, dhe Peshteri I tere (mbeten dhe ca fshatra ne sanxhak te Jeni Pazarit dhe ne veri te Pejes). Pervec ketyre me mbreterite fqinje, sikunder e kishim kufirin para luftes ballkanike,kemi keto troje shqiptare: Ne Mal te Zi: Ulqini dhe Tivari, ku shumica sidomos ne Ulqin jane shqiptare; Triepshi I tere, me me teper se 200 shtepi; Fundra me 125 shtepi, prej te cilave 30 katolike, 25 myslimane dhe 70 ortodokse; Rahoja (ortodokse) me 250 shtepi. Serbi kemi shqiptare ne vendet e vjetra te Nishit, Vranje, Kurshumli, ku akoma perdorin gjuhen shqipe. Ne Greqi, Brenda kufijve te saj, ashtu sic ishin para tre vjetesh , duhet te kete me teper se 500.000 shqiptare. Edhe ne thame me siper, se numri I shqiptareve ne Greqi bashke me te sanxhakeve te Janines, Preveses, Reshadie, jane 500.000 eshte se nuk e dime me siguri numrin e arberesheve qe jetojne atje. Autori angles Finlay, thote se 80 vjet me pare, ne fillim te shtetit grek, shqiptaret perbenin 1/5 e banoreve domethene 200.000 njerez: sot pra, ka 2.600.000 (themi per Greqine ashtu si ishte para lufte). Numri I shqiptareve pra, duhet te jete 520.000. Finlay tregon keto vende te Greqise ku njerezit jane thjeshte ose te perzier me shqiptare: “ e tere Atica dhe Megara jane fise shqiptare, pervec qyteteve Athine dhe Megare, ne te cilet shqiptaret formojne vetem nje pjese te vogel. Nje pjese e madhe e Beotise dhe nje cope e vogel e Lokridhes, jugu I ishullit Evbe (Enriboz), veri I Andros, nje pjese e Egines dhe e tere Salamina. Ne Peloponez e tere Korinthia dhe Argolida; pjesa e veriut e Arkadise dhe ana lindore e Ahaise, si dhe ne brigjet e Tajgetit qe I quajne Barduina, te Lakonise; ne anen te perendimit te ishullit shqiptaret mbulojne nje pjese te madhe te maleve qe zgjaten nga Lala gjer ne skajin verilindor te Mesines. Vec ketyre pirgjeve te medha ka fshatra shqiptare te shperndare dhe ne veri te Karitenes, dhe ne malet midis Navarimit dhe derdhjes se Korones. Ishujt Hidra dhe Speca jane thjeshte shqiptare. Marathon, Platea, Salamis, Mantiea, Ira, Olimpia, sot jane te banuara prej shqiptaresh dhe jo prej grekesh,,,” Nje historian Gjerman perseri thote per shqiptaret e Greqise, se me 1861 numri i tyre ishte 200.000 ne nje popullsi te tere prej 1.096.810 banore. Hopfi tregon si vise te banuara ne shqiptare: Atika, Megara, nje pjese e Beotise, e Fokise, Evbe e jugut kane shumicen shqiptare. Ishujt Salamina, Hidra, Speca, Ispara, Poros jane thjesht shqiptare. Egina, Argolis, Korinthi, Sikion kane shumicen shqiptare. Androja ka 1/3 e popullsise shqiptare. Arkadia, Ahaija, Mesina nje pakice shqiptare. Ne numerimin qe u be ne Greqi me 1870, dolen 38.000 shqiptare qe nuk dinin asnje fjale greke, por vetem shqip;pa dyshim ne kete numerim shumicen e formonin grate.Shkrimtarja shqiptare Doria D’Istria (Elena Gjika) thote se :”themelimi i shkollave rreh qe te helenizoje keta shqiptare , race e re,energjike, te ndershem, dhe punetor, shume te zote per lufte e per bujqesi”. Kolonin me te madhe shqiptare e gjeme ne Itali ku nje autor thote se jane 300.000 vete. Sipas Barbarich-it shqiptaret ne Itali jane shperndare ne 80 fshatra jane te shumtet ne Kozence, te tjeret ne Katanzaro, Potenza, Foxhia, Terrano, Campobaso, Lece, Palermo, Katania, dhe Gixhenti. Sipas ketij shkrimtari, ne Kozenca ka 22 katunde, 13 prej tyre nga riti katolik dhe 19 nga riti ortodoks, me nje popullsi te gjithe bashke 60.364 vete. Ne Katanzaro 13 katunde katolike me 11.314 veta.Ne Foxhia 8 katunde katolike me 26.535 veta. Ne Lece 10 katunde me 30.000 veta. Ne Palermo 4 katunde me 22.450 veta. Ne Katania 2 katunde me 21.200 veta. Popullsia qe jepet ketu, eshte e numerimit te vitit 1901, dhe Barbarichi ka kujdes te vere prane ketij numri edhe ate te vitit 1886; atehere numri i tere i shqiptareve kishte dale 181.800 vete, keshtu pra , ne 15 vjet shohim nje shtese prej afro 27.000 vetash. Dyshojme me shume qe ne kete numerim te fundit , te jene brenda dhe shqiptaret e Italise emigrante te vajtur e te vendosur ne Amerike dhe me teper ne Argjentine. Kuptohet se ne statistikat e Barbarichit nuk jane brenda ku dialeria ka zene te harroje gjuhen shqipe dhe ku vetem pleqte po e ruajne. Te tilla katunde ka , na vertetohen edhe gjer afer Bolonjes ne veri. Koloni te tjera do te gjejme ne Turqi,ku vec Stambollit, qe numeron afro 50.000 shqiptare, kemi edhe 8 fshatra ne Ederne,Mandric,Ibrik-Tepe, keta fshatra kane me teper se 10.000 njerez. Kemi dhe nje fshat tjeter shqiptare ne krahinen e Marmarase, ne detin me kete emer te quajtur Asmalli. Ne Austri eshte nje fshat ne Dalmaci afer Zare, Borgo-Erizzo, ku shqipja flitet shume mire.Vendasve rreth e qark ketij fshati u thone Arbanasi, domethene shqiptare. Dy fshatra te tjere shqiptare jane ne Hungari, ne provincen Mitrovic, pertej lumit Save, keto dy fshatra kane vajtur nga Kosova me 1690 me patrikun e athershem te Pejes, Arsen Cernojevicin, dhe jane prej fisit Kelmendi. Per te mbaruar me kolonite, te zeme me goje dhe ato qe jane ne Besarabi,por me te cilat per fat te keq nuk kemi te dhena te plota.Shkrimtari Lejean trego nje fshat shqiptare te quajtur Volkaneshti; ky fshat eshte ne mes te lumti Pruth dhe qytetit te Bolgrad, po shkrimtari na thote qe banoret e ketij fshati i thone vetes se tyre “Gegeus” dhe flsin turqisht; duket se Lejeani ngaterron fjalen gagaus, e cila tregon nje komb turk te krishtere me fjalen “gege”. Po nje shqiptare qe ka qene ne Besarabi tregon se atje eshte nje fshat shqiptare me 400 shtepi i quajtur Kara-kurt. Ne Bullgari duket qe ka pasur mjaft fshatra shqiptare afer Ternoves dhe Stanimakes, po tani jane zhdukur ose jane larguar kur Bullgaria u nda me vete, ose jane tretur ne mes te grindjes se vendit. Nga ata shqiptare sot afer Ternoves ka nja fshat te quajtur Arbanasi(shqiptare) dhe nje qytet Slivnice (ne perendim te Sofjes, mbi rrugen e hekurt te Serbise) ku qenkan 80 shtepi ku edhe sot te vjetrit flsin shqip. Me perpara kane qene 5 fshatra shqiptare afer Ohihovices dhe 2 fshatra ne periferi te Pazarxikut; Peshteri dhe Kuprishtica. Kolonit e Amerikes nuk i zeme si koloni meqenese shqiptaret aty s’jane vendas dhe te gjithe kane vajtur me qellim qe te kthehen perseri ne vend te tyre.Keshtu edhe te Stamboll, Izmirit dhe te qyteteve te tjere te Anadollit, si dhe ata te Rumanise, Egjiptit, Sofjes, etj. Thame me siper se fuqia dhe jeta e nje kombi nuk mbeshtetet vetem mbi numrin e njerezve qe e formojne, po edhe, me teper ne vlerat morale dhe intelektuale te tij.Nje komb qe ka virtyte morale, edhe i vogel te jete, do te kete nje te ardhme te siguruar dhe me te shkelqyer se nga shoku i tij me i fuqishem prej numrit, por me i dobet prej ndjenjave dhe prej mendimeve. Le te shofim tani a kombi yne cilesi te vlefshme apo jo?? A ka kushtet e duhura qe e bejne njeriun dhe kombin te fuqishem dhe me vlere? Per fat te keq, shume here degjon njeriun shqiptare qe flet me nje fare percmimi per kombin e racen e vet. Pa hyre ne kerkesa psikologjike dhe morale mbi kete faj dhe lajthitje, mund te themi shkurtimisht se kjo e mete e ka themelin e saj ne genjeshtrat e shpifjet e armiqve tane, qe nuk kursejne asgje ne bote, per te rrezuar nderin dhe vleren tone. Mosdija e historise sone, harrimi ne te cilat gjendemi per gjysherit dhe stergjysherit tani, moskujdesja e arsimit kombetar, gjithe keto, na kane bere qe te mos njohim veten, qe te na duken te mire disa te meta, po edhe qe te harrojme te mirat dhe virtytet tona. Prandaj dhe shkrimtaret e huaj, pas ndjenjave mike ose armike qe kane per ne, na shohin te mire ose te keqij. Ne qe shkruajme keto radhe dhe harrojme sot se jemi shqiptar, e shikojme veten tone si te huaj, sikur bejme fjale per nje komb qe nuk na perket aspak, por e studiojme ate me gjakftohtesi dhe pa interes. Edhe keshtu nuk mendoj se zbukuruari anet e mira tona, dhe shoh qe jane me te shumta se te metat qe kemi. Si mendje, vullnet, te qenit i zoti ne cdo dege te aktivitetit, individualisht shqiptari me te vertete e gjen nga hera se natyra nuk e ka lene fare prapa. Ne mes te figurave te shquara te historise se re, gjeme nje shumice emra shqiptare, njerez te shquar qe meritojne nje vemendje te vecante, dhe aq me teper kur te mos harrojme kushtet ne te cilat eshte denur kombi yne, jeten qe ka kaluar dhe gjithe veshtiresi dhe ndalest qe ka gjetur kurdohere perpara. (Vijon javen tjeter) |