Faqja Kryesore arrow Lajme arrow Lajme arrow Nje hap i mbare
Wednesday, 19 November 2008
Nje hap i mbare PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Saimir Korreshi   
Thursday, 20 September 2007
ImageTe henen me date 17 shtator, ne ambientet e shtepise se studentit "A. RUBERTI" ne Rome u zhvillua, me inisiative te shoqates studentore NIFA - New Initiative For Albania, dhe shoqatave te tjera studentore shqiptare ne Itali, nje takim me rastin e fillimit te vitit te ri akademik. Ne kete takim nderuan me pjesmarrjen e tyre Ambasadori i Republikes se Shqiperise z. LLESH KOLA, Shefi i katedres se Gjuhes Shqipe ne Universitetin "Sapienza" te Romes prof. ELIO MIRACCO, drejtori i gazetes "Bota Shqiptare" z.ROLAND SEJKO dhe Atasheu Kulturor i Ambasades Shqiptare ne Rome z.VISAR ZHITI.

Nje nga takimet, me te frytshem te jetes sone studentore, ku pervec urimeve mbi vitin e ri akademik, u diskutua shume mbi problematikat e studenteve. Fryma bashkebiseduese e ketij takimi beri te mundur konfrontimin e ideve te qindra studenteve pjesmarres. Takimi u kthye ne nje gur themeli per bashkepunimin me Ambasaden Shqiptare e cila eshte e hapur dhe e gateshme te mbeshtese projekte dhe inisiativa te  ideuara nga vete studentet. Ambasadori premtoi gjithashtu se do te sherbente si ure lidhese midis Shtetit Shqipetar dhe studenteve shqiptare ne Itali, me qellim ardhjen ne ndihme te ketyre te fundit qe, mbas mbarimit te studimeve, tu jepet mundesi punesimi prane administrates shteterore. Nje nder arritjet konkrete ne kete takim ishte dhe ulja e vleres se siguracionit qe presidenti i UNIPOL Assicurazioni z.Antonio Saolini, i pranishem ne kete takim, u garantoi studenteve shqiptare. Takimi u mbyll me nje cocktail te organizuar ne hollin e shtepise se studentit.

Azhornuar se fundi ( Wednesday, 10 October 2007 )
 
< I meparshmi   Tjetri >
Eksperti Online
Ora
Kerkoni