Faqja Kryesore arrow Lajme arrow Lajme arrow Ndahet nga jeta At Zef Pellumbi
Thursday, 04 December 2008
Ndahet nga jeta At Zef Pellumbi PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Julinda. Mundesuar nga Holta Zhuzhuni   
Friday, 28 September 2007
Image Me keqardhje ju njoftojme se eshte ndare nga jeta ne moshen 83 vjeçare At Zef Pellumbi, shkrimtar dhe klerik, personalitet i kultures shqiptare. Ai nderroi jete ne mbremjen e 26 shtatorit ne spitalin “Gemelli” te Romes ku ishte i shtruar prej disa javesh per nje shkak te nje semundje te rende...

Ai nderroi jete ne mbremjen e 26 shtatorit ne spitalin “Gemelli” te Romes ku ishte i shtruar prej disa javesh per shkak te nje semundje te rende.

At Zef Pellumbi lindi ne vitin 1925 ne Malin e Rencit ne Lezhe. Ishte vetem 22 vjeç kur u burgos per here te pare dhe qe nga ajo dite jeta e tij u be pre e burgjeve dhe e internimeve. Nje jete e ndare midis shpreses e izolimit, midis rrezes se diellit e erresires vrasese te neteve te gjata. Nje pasqyrim i bukur i gjithe kalvarit te jetes se tij dhe i realitetit vrases te kohes eshte pershkruar ne vepren e tij "Rrno për me tregue”. Pikerisht per kete kryeveper ai u vleresua me çmimin më të lartë në letrat shqipe “Penda e arte”

Ne vitin 2006 At Zef Pellumbi u nderua me urdherin e larte "Nderi i Kombit" nga vete presidenti Alfred Moisiu.

Vdekja e tij eshte nje humbje e madhe per cdo shqipetar, por ai do te ngelet ne zemrat tona si Njeriu i Thjeshte por me Zemer te Madhe.

Azhornuar se fundi ( Thursday, 11 October 2007 )
 
< I meparshmi   Tjetri >
Eksperti Online
Ora
Kerkoni