Faqja Kryesore arrow Mbi Shoqaten NIFA
Wednesday, 20 August 2008
Mbi Shoqaten NIFA PDF Printoni E-mail
Monday, 03 September 2007

Shoqata NIFA (New Initiative For Albania) lindi si rezultat i nje iniziative te lire te nje grupi studentesh shqiptare qe studjojne ne univeresitetet e Romes. Kjo Shoqate ka si qellim kryesor qe tju vije ne ndihme studenteve shqiptare duke filluar qe nga momenti i pare i ballafaqimit te tyre me nje realitet te ri ne Perendim e deri tek perfundimi i studimeve.

Edhe pse kemi shume vite qe i kemi lene mbrapa mbase periudhat me te errreta qe vendi yne mund te kete kaluar ne historine e vet, ai serish, pervec problemeve te perditshme ekonomike e sociale po perballon edhe ikjen e pjeses me vitale te popullsise se vet dhe sidomos largimin e nje numri te madh intelektualesh dhe moskthimin e studenteve qe diplomohen jashte shtetit dhe sidomos ne Itali. Nisur nga ky realitet, NIFA e pa te nevojshme te kontriboje sadopak ne permiresimin e gjendjes jo vetem te Shqiperise por edhe te studenteve qe jetojne dhe studjojne ne Itali e ne vende te tjera dhe qe kane deshire te punojne ne nje te ardhme ne vendin e vet, duke nxitur politika te reja prane organizmave qeverisese te vendit, me synim integrimin e tyre ne sektorin privat apo shteteror ne Shqiperi.

Shoqata NIFA synon të promovojë në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve, lirinë e mendimit dhe dinjitetin e individit, të drejtat dhe detyrat themelore të tyre, zhvillimin e nismës së lirë e barazinë, shtetin e së drejtës, drejtësinë shoqërore e dialogun social.

NIFA do kerkoje te perfaqsoje jo vetem zerin e studenteve por edhe te gjithe shqiptareve qe jetojne e punojne ne perendim ne menyre qe te ndjehen pjese aktive e jetes politike, ekonomike e sociale te vendit te vet edhe pse aktualisht gjenden ne vende te tjera, duke promovuar nje pjesmarrje aktive ne vendimarrjet qe ndikojne jo vetem ne te ardhmen e tyre por te te gjithe Kombit.

 

 

 

Azhornuar se fundi ( Monday, 10 September 2007 )
 
< I meparshmi   Tjetri >
Eksperti Online
Ora
Kerkoni