Faqja Kryesore arrow Lajme arrow Lajme arrow Dy fytyrat e shqiptareve
Wednesday, 07 January 2009
Dy fytyrat e shqiptareve PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Beni   
Monday, 09 August 2004
Image Te tere kemi pare me trishtim (e zhgenjim) imazhet e shqipetareve te viteve '90, tek  derdheshin rrembyeshem drejt  shpreses per nje jete me te mire. Imazh i njerezve qe kane vuajtur,
kane  shpenzuar jete e enderra duke pritur dicka qe shkonte pertej imagjinates se tyre, dhe se fundi  mund ta arrinin. Por, sic thote nje thenie e urte, idhujt nuk duhen  prekur kurre se prarimi i tyre te  mbetet ne  duar. Te ndodhur ne nje vend...
 
Te tere kemi pare me trishtim (e zhgenjim) imazhet e shqipetareve te viteve
'90,tek derdheshin rrembyeshem drejt shpreses per nje jete me te mire. Imazh
i njerezve qe kane vuajtur, kane shpenzuar jete e enderra duke pritur dicka qe
shkonte pertej imagjinates se tyre, dhe se fundi mund ta arrinin. Por, sic thote
nje thenie e urte, idhujt nuk duhen prekur kurre se prarimi i tyre te mbetet ne
duar. Te ndodhur ne nje vend (ashtu si ne cdo vend te botes, por jo ne idealet
e shqiptareve, duhet te beheshe katersh per te arritur dicka; duhet t’ia nisesh
nga asgje, dhe me vullnet e ndershmeri te arrish majen) ku gjerat duhen luftuar
me gjak e djerse, shqipetaret u gjenden mbase . . . te papergatitur. Pyetja
qe lind natyrshem cilitdo shqiptar te ndershem e vullnetmire, qe ka luftuar
tere jeten per te siguruar nje jete per te qene, qe i ka rezistuar koheve ne
te mire e ne te keq, dhe me dinjitet te plote mund te shohe ne brendesi te
ndergjegjes se vet e te konkludoje i kenaqur qe nuk ka asgje per ti ardhur turp,
pse, kur nje te huaji i thua qe je shqiptar me tere krenarine e mundshme, te sheh
venger???? Pastaj detyrimisht pergjigja te vjen vete, sapo hap faqet e para te
gazetave (sidomos atyre falas qe lexohen ne metro) te mbushura me kroniken e
zeze, me vandalisma pa fund firmosur prej shqiptareve. Po ku shkoi valle ajo
krenaria me te cilen jemi mesuar ne Shqiperi??? Ata njerez qe pershendesnin
perzemersisht, qe iu ofron nje kafe, qe i ben nje vizite ne rast festash apo qe del
nje mbremje me ta???? Ku ka perfunduar ai polici i forcave te rendit, punonjesi
i administrates, mesuesja, drejtori??? Valle nga dalin keta njerez qe sillen si
kapadainj ne dhe te huaj??? Eshte e trishtuar te mendosh se jane po te njejtit.
Ai polici eshte po ai familjar qe pa nje profesion te mirfillte ne vendin e huaj,
i hedhur qorrazi bashke me familjen e tij, i papune (puna eshte vetem ceshtje
fati) arrestohet nga policia ne dalje te nje supermarkate pasi i gjenden sallamra
e ushqime te marra pa paguar; ne gjuhen e perditshme, te vjedhura. Punonjesi i
administrates perfundon shofer kamioni, drejtori perfundon punonjes ndertimi,
mesuesja perfundon pastruese. Krijohet keshtu krejt nje hierarki e njerezve te
thjeshte qe jetojne sot per neser duke shpresuar per nje te neserme me te mire.
Dhe ketu duhet te permendim nje tjeter thenie te urte: ”Shpresa eshte nje
mengjes i mire por nje darke e hidhur”. I tere ky peisazh ka nje justifikim kur
behet fjale per nje familjar qe sakrifikon per hir te familjes, por nuk ka asnje
justifikim per te rinjte te cilet harxhojne ditet e tyre duke bezdisur njerezit,
udhetaret e thjeshte neper qendrat e qyteteve kryesore. Per ata qe mblidhen ne
bare te mirfillta te huajsh, qe kthejne nga nje gote me teper sec duhet e mes
rremujes e rremetit gjenden shpesh ne polici. Apo atyre qe ne zenkat vulgare
te diskotekave perfundojne te vrare per motive banale. Si Eltoni, 25 vjecari
shqiptar. Permend nje emer konkret per te treguar se nuk jane raste qe bejne
perjashtime, por jane raste shume te shpeshta. Ndoshta ne subkoshencen time
nje tentative e deshperuar per te bindur te rinjte se gjithcka (si e mire ashtu
dhe e keqe) eshte e mundur nese bie pre e ambienteve qe nuk pershtaten me
personalitetin. Shpesh, nje tentative per te qene si dikush qe admirojme a per
nje personalitet qe enderrojme, mund te coje ne rezultate katastrofike aq sa dhe
humbja e jetes. Kujtoj rastin e te riut shqiptar qe mbeti i vrare ne tentative per
te vjedhur nje vile, duke theksuar poshterimin e humbjes se nje jete, pamundur
te thuash e pafajshme. Keto, e plot e plot te tjere jane raste qe japin shkas per
krijimin e imazhit shqiptar = perbindesh, shqiptar = rrezik publik per sigurine.
Aq sa me ben tmerresisht pershtypje nje shprehje qe perdorin disa kalabreze
per te sugjestionuar femijet e tyre kur nuk binden, ose per ti detyruar te flene
gjume: ”Dormi, che se no viene l’albanese!!” (fli se ndryshe vjen shqiptari).
Shprehje qe nuk meriton koment. Por tashme BOLL . . . Eshte koha te themi
mjaft! Jo tere shqiptaret jane te tille. Cdo dite ne cdo vend te botes degjojme
figura shqiptaresh ose me origjine te tille, qe ne pak kohe kane krijuar nje vend
te respektuar ne shoqeri, kane arritur me te miren duke dominuar dhe vendasit
e duke fituar fame brenda dhe jashte kufinjve. Mjafton te kujtojme disa emra
si Anna Oxa, Ambeta Toromani, Klejdi Kadiu, Leon Cino, Luan Krasniqi etj
etj. Duhen shtuar ketyre pak emrave te permendur edhe nje liste e stergjate
emrash te tjere qe shkelqejne ne boten e artit, spektaklit, modes, institucioneve
vendase e ne bashkepunim. Duke shtuar akoma figura qe kane bere histori si
Nene Tereza, Vellezerit Bellushi, Aleksander Moisiu e plot e plot te tjere, pjese
e nje te shkuare te afert. Dhe pa perdorur ketu si mbeshtetje historike teper
te largeta (perandoresh e luftetaresh) me domethenie te madhe per krijimin e
nje kuadri te plote te vlerave te kerakterit shqqiptar, te afirmura nga Edvin
Pears: njerezia, kalorsia, pavarsia, toleranca, besnikeria. Kjo eshte thjesht nje
parathenie, sepse historia e Shqiperise eshte e tera per tu shkruar, dhe i takon
e tera brezit te ri: qofte atij ne Shqiperi, qofte atij ne diaspore.
    Here pas here mbase sherben nje zile e vockel per ti rizgjuar nga gjumi
ose per ti rikujtuar vlerat e verteta ne jete qe mbase te rinjte e sotem nuk i
kane mjaftueshem te qarta. Ndoshta duhet punuar me shume per tu bindur se e
ardhmja vertet ndodhet ne Shqiperi (edhe pse ngjan patetike si fraze tere, e dime
se eshte e vertet) edhe pse ne nje sondazh te bere ne studentet shqiptare jashte
atdheut, pyetjes “A mendoni te ktheheni ne Shqiperi pas studimeve?”, perqindja
me e madhe ishte pergjigjur JO. Pjesa me e madhe do ta justifikonte plotesisht
kete pergjigje me faktin se ne Shqiperi (ashtu si dhe jashte) mentaliteti i dyzuar
nuk lejon te perparosh: nga njera ane, ai i popullsise afer qendrave disi me te
emancipuara dhe me disa prespektiva modeste, dhe nga ana tjeter ai i pjeses me
me pak fat, ajo konservatore dhe shume e izoluar, e mbyllur ne idealogji boshe,
mbi virtyte te paqena, mbi ndershmeri qe shpeshhere le per te deshiruar, qe
cojne ne krijimin e familjeve te semura qe ne berthame, te destinuara te vdesin
sepse bien ndesh shume me kohen qe duket sikur po na le vite drite tej. Dua
te perfitoj per ti terhequr pak veshin edhe nje pjese te shqiptareve, qe duke
mbetur ne kontekstin familje, por duke perfshire edhe fazat e para si njohje dhe
bashkimin me dashuri, pasi lene shume per te deshiruar ne rolin dhe respektin
qe i japin femres.
    Pa u ndalur shume ne komente, se do duheshin faqe te tera mbi kete teme,
ndoshta pak te merzitshme per disa qe vetperjashtohen nga kjo kategori duke
cilesuar se kane mendime te tjera pavarsisht se jo gjithmone eshte e vertete.
Dhe mbi kontestimin me frekuent te meshkujve shqiptare se femrat shqiptare
jane shthurur do citoja shprehjen e Jul Cesarit: “Eshte e pamundur te mos
perfundosh te jesh ai qe te tjeret mendojne se je”. Prandaj femrat sot jane
ato qe i keni bere sepse keshtu i donit. Por besoj se femrat shqiptare sot po e
kuptojne se cili eshte roli i tyre ne shoqeri dhe po kuptojne se shpesh trajtohen
si objekte ose kukulla dhe po bejne dicka per te rifituar respektin qe meritojne.
Do permendja nje grua qe meriton te njihet dhe te merret per shembull, nje
zonje 40 vjecare nga Vlora qe studion drejtesi ne Rome. Figura e saj permbledh
tere realitetin shqiptar ne ate qe eshte dhe duhet te jete. Si nene: nene e dy
femijeve 16 dhe 13 vjec qe studojne dhe dallohen nder me te miret, si grua:
bashkshorte, dhe grua ne karriere, si emigrante: njeri qe ne baze te ligjit kerkon
drejtesi e barazi, qe nuk lejon te manipulohet e te shfrytezohet nga vendasit
vetem sepse jane ne vend te tyre e kane njohje e miqesi por qe lufton per te
rifituar pronen e saj te marre me mund e djerse, si studente: me plot gojen
me e mira qe perfaqson tere studentet shqipetare ne bote qe meritojne admirim
perderisa gjenden te luftojne me paragjykimet, nje gjuhe te huaj, dhe vetem me
aftesite e tyre. Se fundi, mbase sepse eshte pjese e nje brezi (te djegur) por qe
ka kurajon te vlersoje gabimet e epokave, te pranoje ndryshimin dhe te behet
leve levizese e tij. Eshte shembulli me i drejtperdrejte qe nuk eshte kurre vone
te besh dicka te drejte.
    Dhe me nje thirrje qe shumeve do t’ju tingelloje surrealiste: Nuk eshte kurre
vone te luftojme per nje Shqiperi me te mire qe te crrenjosim sjelljet e mendimet
e gabuara qe na ka imponuar varferia. Nuk eshte kurre vone ta bejme ShqipeRE-
GIO MIRABILISSIMA




Azhornuar se fundi ( Tuesday, 18 September 2007 )
 
< I meparshmi
Eksperti Online
Ora
Kerkoni