Faqja Kryesore arrow Lajme arrow Lajme arrow Broshure Informative
Wednesday, 07 January 2009
Broshure Informative PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Kleon Kita   
Tuesday, 04 September 2007
Informacione te nevojshme per regjistrimin ne Universitetet e Italise:
Kodi Fiskal (Codice Fiscale):
Mund te merret vetem ne zyrat e  “Agenzia delle Entrate”. Eshte i domosdoshem per cfaredo lloj veprimi ne Itali. Mund te  drejtoheni ne: Ufficio delle Entrate di Roma 1, Via Ippolito Nievo 36.  (Tel. 06/583191). Merrni Tramin 3 nga Piazzale Verano  (drejtimi Trastevere), ose Tramin 8 nga Torre Argentina.Zbrisni ne Piazza  Ippolito Nievo...

Kodi Fiskal (Codice Fiscale):

Mund te merret vetem ne zyrat e  “Agenzia delle Entrate”. Eshte i domosdoshem per cfaredo lloj veprimi ne Itali.

Mund te  drejtoheni ne: 

Ufficio delle Entrate di Roma 1, Via Ippolito Nievo 36.  (Tel. 06/583191).

Merrni Tramin 3 nga Piazzale Verano  (drejtimi Trastevere), ose Tramin 8 nga Torre Argentina.Zbrisni ne Piazza  Ippolito Nievo dhe vazhdoni te ecni ne Via Ippolito Nievo,  deri ne nr. 36. 

Leje Qendrimi (Permesso di Soggiorno):

Per te kerkuar leshimin e lejes se qendrimit DUHET te drejtoheni ne nje cfaredo Zyre Postare (p.sh ajo brenda Qytetit Universitar te “La Sapienza”), ku do t’ju leshohet zarfi me modularet perkates VETEM  nese paraqisni pasaporten. Pasi te plotesoni modularin perkates (i gjeni te gjitha te dhenat brenda zarfit) duhet te shtoni edhe:

  • 1.  Fotokopje te gjithe faqeve te pasaportes.

  • 2.  Fotokopje te dokumentave te leshuara nga Ambasada/Konsullata Italiane ne Shqiperi.

  • 3.  Fotokopje te Siguracionit (info ne piken tjeter). 

Me modulin e plotesuar dhe te gjitha fletet e mesiperme drejtohuni perseri ne  nje zyre postare dhe dergoni te gjitha keto me  zarfin perkates (te dhene nga posta).  Nevojiten 30 €  per dergesen e zarfit, 27.50 € per lejen e  qendrimit elektronike dhe nje pulle "Marca da Bollo"14,62 € (gjendet ne Tabaccheria-aty ku shitet duhan). 

Siguracioni i Nevojshem per kerkimin e Lejes se Qendrimit:

Paguhet ne te gjitha Zyrat Postare mbas plotesimit te modularit perkates. Ne Poste kerkoni nje modular per te bere nje derdhje (versamento) ne nje llogari rrjedhese (conto corrente). Plotesojeni me te dhenat e meposhtme:

  • C.Cn : 71270003

  • Di Euro: 77,47

  • Concessione di: Polizza Sanitaria

  • Intestato a: Assicurazioni D’italia

Dhe me poshte vini te dhenat tuaja. Shkruani Qarte dhe me germa shtypi Emrin dhe Mbiemrin tuaj. 

Bursa e Studimit:

Enti per te drejten e studimit ne zonen e Lazios eshte Laziodisu. Qendrat perkatese per universitetet ne Rome jane:

  • 1. La Sapienza :    Via Cesare de Lollis, 24/b 00185 Roma.   Tel. 064970239.

  • 2. Tor Vergata:    Via Cambridge s.n.c. Tel. 06 204101

  • 3. Roma 3:    Via della Vasca Navale, 79/81 00146 Roma     Tel. 06 5534071 

Per te aplikuar per bursen e studimit ju NEVOJITET Deklarata e te Ardhurave Familjare. Leshohet nga Ambasada Shqiptare ne Rome (adresen e gjeni me poshte). Mbasi dokumenti i mesiperm te terhiqet nga ambasada DUHET te Legalizohet ne Prefekturen e Romes (Via Ostiense 131 – Stacioni i metrose B Garbatella, orari: 9:00-12:00 e hene/merk/premte). Nevojitet nje Marca da Bollo prej 14,62 eu. 

Ambasada Shqiptare ne Rome:

Adresa: Via Asmara nr.3-5, Rome.
Tel: (00 39) 06/8622411. Hapur ne mengjes nga e hena ne te premte. Per te shkuar ne ambasade merrni autobuzin nr 36 nga Stacioni Termini. Zbrisni ne Kryqezimin e Via  Nomentana me Via Asmara. 

Segretarite e studenteve te huaj:

  • La Sapienza: Citta’ Universitaria, Palazzo delle  Segreterie, scala C, secondo piano. Tel: (+39) 06 4991 2745

  • Tor Vergata: Via Orazio Raimondo, 18, Tel. (+39)06 72592517.

  • Roma 3: Via Ostiense, 175, Tel. (+39)06 57067681. 

Agjensi per te gjetur Shtepi:

Ekziston nje agjensi e cila, ne marreveshje me universitetet dhe Bashkine e Romes, ndihmon studentet per gjetjen e apartamenteve me qera. Adresa eshte:Agenzia degli Affitti: Via Ostilia,39 (Zona San Giovanni- Metroja A). Tel. 06 49 70 765 7/8. 

Broshurat tona (Gratis) me informacione drejtuar studenteve vitpariste ne Rome mbi Bursen, Permesso di Soggiorno etj. mund ti gjeni neper segretarite e studenteve te huaj dhe ne Ambasaden Shqiptare ne Rome. 

Na kontaktoni per cdo gje ne Tel. 06 99 344 562.
E-mail: Kjo adrese e-mail-i eshte e mbrojtur nga spam bots, duhet te aktivizoni Java skriptet per te pare ate
Web Site:
www.nifalb.org

Azhornuar se fundi ( Thursday, 06 September 2007 )
 
< I meparshmi   Tjetri >
Eksperti Online
Ora
Kerkoni